Sporti

Alvaro Arbeloa debuton nesër si trajner i Real Madridit në La Liga

01/16/2026 20:39
nga:Mergim Rreci

Real Madridi do të zbresë nesër në fushë kundër Levantes në orën 14:00, në kuadër të La Ligës.

Kjo do të jetë ndeshja e parë e Alvaro Arbeloas si trajner i Real Madridit në kampionat, tranasmeton GazetaBlic Sport.

Arbeloa, ish-mbrojtësi i njohur i “Los Blancos”, mori drejtimin e skuadrës dhe debutoi zyrtarisht të mërkurën në Kupën e Mbretit, por aventura e tij aty nuk nisi siç pritej. Real Madridi u eliminua befasishëm nga Albacete, duke pësuar një goditje të hershme në këtë kompeticion.

Megjithatë, përballja ndaj Levantes në La Liga i jep Arbeloas mundësinë të nisë një kapitull të ri dhe të rikthejë besimin te skuadra dhe tifozët.

Reagimi i Real Madridit pas eliminimit në Kupë pritet me interes, ndërsa synimi mbetet i qartë: tre pikët dhe një paraqitje bindëse.

/GazetaBlic Sport/