Sporti

Alvarez: Nuk ka fjalë për ta përshkruar Lionel Messin

06/22/2026 21:27
nga:Mergim Rreci

Argjentina ka fituar 2 me 0 ndaj Austrisë në një ndeshje ku protagonist absolut ishte Lionel Messi.

Pas ndeshjes, Julian Alvarez u shpreh shkurt: “Nuk ka fjalë për ta përshkruar Lionel Messin”, duke vlerësuar paraqitjen e jashtëzakonshme të kapitenit argjentinas.

Messi realizoi të dy golat e fitores, duke i dhënë Argjentinës tre pikë të rëndësishme dhe duke ia siguruar kualifikimin në fazën eliminatore të Kupës së Botës 2026.

/GazetaBlic Sport/