Sporti

Alvarez bojkot Atletico Madridit, e do vetëm Barcelonën

08/11/2026 10:46
nga:Mergim Rreci

Julian Alvarez po shqyrton mundësinë për të detyruar largimin nga Atlético Madridi, me synim transferimin te Barcelona.

Sipas Mundo Deportivo, sulmuesi argjentinas mund të vendosë të mos paraqitet në stërvitjet e Atletico Madridit duke nisur nga nesër, në përpjekje për të ushtruar presion mbi klubin dhe për të realizuar kalimin te Barça.

Situata pritet të marrë zhvillime të reja në ditët në vijim, ndërsa Barcelona vazhdon të jetë e interesuar për shërbimet e tij.

/GazetaBlic Sport/