Sporti

Altin Merlaku shpallet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

05/16/2022 11:35
nga:E K

Altin Merlaku ka fituar çmimin “Ylli i Javës” nga Superliga e Kosovës.

Epiteti i “Ylli i Javës” në xhiron e 35-të në BKT Superligë i ka takuar futbollistit të KF Dukagjini (Klinë), Altin Merlaku. Kapiteni i Dukagjinit pati një tjetër paraqitje të shkëlqyeshme në këtë edicion, duke qenë më i merituari për fitoren kundër Llapit, me rezultat 3:2, përcjell GazetaBlic Sport.

Merlaku shkëlqeu me paraqitjen e tij duke shënuar hetrik.

/GazetaBlic Sport.