Altin Krasniqi, përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se do të jetë kandidat për deputet edhe në zgjedhjet e 7 qershorit.
Krasniqi potencoi se këtë radhë e kishte më të vështirë t’a merrte vendimin pasi po pritet vendimi final në Hagë.
Ai njoftoi se në këto zgjedhje kandidon me numrin 20.
“Në këto momente vendimtare, është shumë e rëndësishme që të jemi bashkë, për çlirimtarët tanë, ashtu edhe për qytetarët që kanë nevojë për një PDK të fortë dhe të bashkuar.Dua të besoj se këto janë zgjedhjet e fundit pa figurat që kontribuan jo vetëm në çlirim, por edhe në të gjitha fazat e shtetndërtimit të Kosovës. Prandaj, duhet të tregojmë durim dhe pjekuri politike, sepse dielli do të lindë përsëri” shkruan Krasniqi raporton “Gazeta Blic”.
Reagimi i plotë:


