Sporti

Altin Aliu: Malisheva synon garat evropiane, ndaj Dukagjinit presim fitore

10/20/2023 18:45
nga:E K

Superliga e Kosovës u rikthye sot me ndeshjen mes Ballkanit dhe Lirisë ku kampioni i Kosovës fitoi me rezultat 4-1.

Në kuadër të xhiros së 10’të të ligës elitare luhen edhe 4 takimet tjera, mes të cilave edhe ajo mes Malishevës dhe Dukagjinit, shkruan GazetaBlic Sport.

Lojtari i Malishevës, Altin Aliu ka folur për “GazetaBlic Sport” për ndeshjen e radhës të skuadrës së tij ku tha se Malisheva kërkon 3 pikët ndaj Dukagjinit.

“Sa i përket synimev të klubit, ekipi ynë synon pjesëmarrjen në garat evropiane dhe shpresojmë t’i arrijmë me këtë grup të lojtarëve. Ne ndeshjen e radhës kundër Dukagjinit siç dihet rikthehemi si vendas në shtëpinë tonë dhe jemi maksimalisht të fokusuar që ta nisim mbarë me rezultat pozitiv kundër Dukagjinit”, tha Aliu.

/GazetaBlic Sport