Sporti

Altin Aliu flet pas fitores bindëse ndaj Fushë Kosovës: Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, kemi ndeshje të vështirë ndaj Prishtinës

02/18/2024 18:41
nga:E K

Malisheva arriti fitore bindëse sot ndaj Fushë Kosovës.

Skuadra e Malishevës mposhti Fushë Kosovën me rezultat 4-1.

Realizatori i këtij takimi, Altin Aliu për GazetaBlic Sport u shpreh i lumtur me këtë fitore duke potencuar se skuadra po mendon menjëherë për ndeshjen e ardhshme ndaj Prishtinës.

“Sot siguruam një fitore shumë të rëndësishme për vazhdimin e kampionatit, ku edhe shënova për të ndihmuar ekipin në këtë fitore. Mirëpo, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, pasi që të mërkurën na pret një ndeshje shumë e vështirë kundër Prishtinës, dhe besoj se do të dalim pozitiv nga ky takim. Ne do të qasemi në çdo ndeshje me seriozitetin më të madh dhe me besim të plotë te ekipi për të arritur objektivat e klubit!”, tha Aliu.

/GazetaBlic Sport/