Lajme

Alpinistët kosovarë ndihmojnë turistin bullgar që ishte dëmtuar gjatë eksplorimit në Tropojë

07/10/2021 21:58
nga:Y I

Policia e Tropojës dhe disa alpinistë nga Kosova i kanë ardhë në ndihmë turistit bullgar, raporton Gazeta Blic.

Turisti bullgar i moshës 46-vjeçare ishte dëmtuar derisa po ecte mbi disa shkëmbinj.

Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Policisë, të cilët janë ndihmuar edhe nga disa aplinistë nga Kosova.

“Pas disa orë kërkimesh u bë e mundur gjetja e turistit bullgar, i cili është trasportuar rreth 10 kilometër në krahë, nga shërbimet e Policisë, së bashku me aplinistët, deri në vendin ku është bërë e mundur ulja e helikopterit në Lekbibaj” thuhet në raportin e Policisë.

Njoftimi i Policisë:

Tropojë

Policia e Tropojës dhe disa alpinistë nga Kosova i vijnë në ndihmë turistit bullgar.

Një turist 46-vjeçar nga Bullgaria, duke eksploruar zonën e Lekbibaj, është dëmtuar duke ecur mbi disa shkëmbinj në bjeshkët e Vranit.

46-vjeçari ka njoftuar në ambasadë dhe ka kërkuar ndihmë, pasi nuk ecte dot për shkak të dëmtimeve të marra.
Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Policisë, të cilët janë ndihmuar edhe nga disa aplinistë nga Kosova.

Pas disa orë kërkimesh u bë e mundur gjetja e turistit bullgar, i cili është trasportuar rreth 10 kilometër në krahë, nga shërbimet e Policisë, së bashku me aplinistët, deri në vendin ku është bërë e mundur ulja e helikopterit në Lekbibaj.

Më pas turisti është transportuar me helikopter në spitalin e Tropojë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Turisti bullgar ka falënderuar Policinë dhe alpinistët kosovarë që i erdhën në ndihmë duke i shpëtuar jetën.

Policia e Tropojës gjen rastin të falënderojë edhe njëherë alpinistët nga Kosova, të cilët bashkëpunuan me punonjësit e Policisë, për t’i ardhur në ndihmë turistit nga Bullgaria.