Sporti

Alphonso Davies: Të gjitha të ardhurat që do të marrë nga Kupa e Botës në Katar do t’i përdorë për bamirësi

08/02/2022 17:45
nga:Mergim Rreci

Kur ishte vetëm pesë vjeç, Alphonso Davies dhe familja e tij emigruan në Kanada nga Gana teksa në atë kohë askujt nuk ia kishte marrë mendja se djaloshi do të shndërrohej në një yll të futbollit botëror.

Tashmë, pjesë e Bayern Munich, mbrojtësi ka vendosur që t’ia shpërblejë Kanadasë mirëpritjen që i dhuroi dikur atij dhe familjes së tij në vështirësi. Së fundmi, 21-vjeçari ka zbuluar se të gjithë të ardhurat që do të marrë nga Kupa e Botës në Katar do t’i përdorë për bamirësi.

“Kanadaja hapi dyert për mua dha familjen time dhe në dhuroi mundësinë për një jetë më të mirë. Më mundësoi mua jetën e ëndrrave ndaj për mua është një nder i madh të përfaqësoj Kanadanë. Dua t’iu kthej mbrapsht borxhin ndaj kam menduar që të gjitha përfitimet nga Kupa e Botës t’i dërgoj për bamirësi”, tregon Davies.

Kujtojmë se Davies është lojtari më i ri që ka debutuar për kombëtaren e Kanadasë (qershor të 2017-tës, ishte 16-vjeç), po ashtu mban edhe redkordin e golashënuesit më të ri në historinë e kombëtares.