Sporti

Alonso rrezikon shkarkimin, kandidatët e mundshëm për stolin e Realit

12/09/2025 08:26
nga:Mergim Rreci

Te Real Madrid situata është tensionuar pas humbjes ndaj Celta Vigos.

Trajneri Xabi Alonso rrezikon shkarkimin, me drejtuesit që kanë pasur një mbledhje, ku kanë folkur për të ardhmen e tij.

Sipas mediave spanjolle, ndeshja e së mërkurës në Champions League ndaj Manchester City do të jetë vendimtare. Humbja dhe paraqitja e dobët kundër Celta Vigos nuk janë pritur mirë nga drejtuesit.

Në Spanjë ka nisur lista e kandidatëve të mundshëm, mes tyre Santiago Solari, Alvaro Arbeloa dhe Jurgen Klopp. Emri i Zidane është përmendur, por rikthimi i tij konsiderohet i pamundur për shkak të planeve me Francën pas Botërorit 2026.

Xabi Alonso ka pranuar pakënaqësinë për rezultatin, por ka theksuar se skuadra duhet të reagojë. Trajneri deklaroi se ndeshja e së mërkurës është e rëndësishme, por e cilësoi si një sfidë për tre pikë si çdo tjetër në Champions.