Sporti

Alonso: I kënaqur me një pikë ndaj Bayernit, jam krenar me lojtarët e mi

09/29/2024 11:43
nga:E K

Trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso komentoi barazimin 1-1 me Bayern Munich.

Tekniku spanjoll tha se skuadra e tij mund të jetë e kënaqur me pikën e fituar ndaj një kundërshtari të vështirë, transmeton GazetaBlic Sport.

“Energjia dhe besimi në skuadrën e Bayernit është ndryshe nga sezoni i kaluar. Ata po ecin me para. Ishte shumë e vështirë. Mund të jemi të kënaqur me pikën”, komentoi Alonso pas ndeshjes.

“Kisha nevojë për më shumë energji nga ekipi, jam i kënaqur me këtë. Ne ishim gati të vuanim dhe ia dolëm. Ne kemi nevojë për disiplinën dhe pasionin e lojtarëve. Nuk ishte e lehtë, nuk e kishim kontrollin e topit, por pika është e rëndësishme. I gjithë ekipi bëri shumë mirë, jam shumë krenar për lojtarët e mi”, shtoi trajneri i Bayer Leverkusen.

/GazetaBlic Sport/