Sporti

Alonso: Është mbyllur çështja e Vincius

10/31/2025 11:06
nga:Mergim Rreci

Ndeshja me Valencia-n kaloi shumë shpejt në plan të dytë gjatë konferencës së sotme që mbajti Xabi Alonso.

Ashtu siç pritej gazetarët u interesuan më tepër mbi situatën e krijuar nga Vinicius Junior pas zëvendësimit në klasiken me Barçën.

“Pas ndeshjes me Barcelonën kishim dy ditë pushim. Të mërkurën u takuam të gjithë dhe Vinicius mbajti një fjalim ku vura re se fjalët e tij ishin të sinqerta. Për mua mbyllet këtu kjo situatë”, tha Alonso.