Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, e vlerësoi Jude Bellingham pas fitores ndaj Juventusit, duke theksuar se mesfushori anglez është një futbollist i kompletuar.
Real Madrid fitoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Juventusit, me golin e mesfushorit anglez, shkruan GazetaBlic Sport.
Për fitoren ndaj Juventusit: “E dinim që do të ishte një ndeshje jashtëzakonisht konkurruese. Ishte e vështirë për të fituar. E nisëm ndeshjen shumë mirë dhe pas golit patëm momente të tjera për të shënuar më shumë”, tha Alonso.
Për Bellingham: “Jude luajti një ndeshje vërtet të mirë, përtej golit. Më pëlqeu shumë mënyra se si luajti kundër Getafes të dielën dhe akoma më shumë sot, plus goli i tij. Ai jep një përshtypje vërtet të mirë me sa konkurrues është dhe mënyrën se si krijon situata të rrezikshme”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/

