Sporti

Almir Kryeziu njofton largimin nga Arbëria

07/09/2021 21:21
nga:Mergim Rreci

Almir Kryeziu, është futbollisti i radhës i cili ka njoftuar largimin nga Arbëria.

Largimin nga dobrajasit e ka bërë të ditur vetë futbollisti me anë të një postimi në llogarinë e tij.

Kryeziu, të “Stuhia e Kuqe” ka qëndruar dhe fjalët e tij emocionale, teksa ka lënë edhe një vend për rikthimin në këtë skuadër.

Postimi i plotë:

“Faleminderit Arbëri

Me i gjete fjalet ne te tilla momente, eshte gjeja me e veshtire por duhet ta bejm!

Te dashur tifoz dhe dashamires te klubit, ketu perfundon rrugetimi im te klubi Arberia.

Nga zemra dua te shprehe gjithe falenderimin dhe admirimin tim per secilin nga ju, per kryesine e klubit, trajnereve qe kemi punuar bashk, per tifozet stuhia e kuqe, per qytetaret e Dobrajes dhe Lipjanit, qe me dhane aq shume dashni e perkrahje gjithmone.

Ishin keto 3 vite e gjysme qe une nuk do ti harroj asnjehere ne jeten time. U rrita tek ju, edhe ne moshe edhe profesionalisht.

Faleminderit per gjithcka qe me dhuruat. Une kam dhene 101%-shin nga vetja per ju.
Faleminderit qe me bete te ndihem aq i pranuar tek ju!

Une kete emblem dhe keta tifoz do i mbaj ne zemren tem gjithmone.

Shpresoje qe nje dite do te rikthehem perseri tek ju, ndoshta ne nje forme tjeter.

Ju kam ne zemer gjithmone.”