Almir Kryeziu është shprehur shumë i lumtur me debutimin e tij tek skuadra e Ballkanit.
Skuadra e tij e re, FC Ballkani ka fituar dje ndaj Ludogorets në ndeshjen e kualifikimit për Ligën e Kampionëve, duke mposhtur kështu 2-0 kampionët e Bullgarisë.
Kryeziu u shpreh i lumtur me fitoren dhe me debutimin.
“Ndihem i lumtur me debutimin, poashtu edhe me fitoren që e arritëm kundër një ekipi të fortë siç është Ludogorets”, tha fillimisht Kryeziu për ‘GazetaBlic Sport’.
Ai më pas shtoi se Ballkani është skuadër e organizuar maksimalisht, teksa tha se në ndeshjen e kthimit duhet të jenë me këmbë në tokë.
Ballkani është nje klub tejet i organizuar siç po shihet këto vitet e fundit ka pasur shumë suksese. Për ndeshjen e kthimit besoj që do të jemi me kembë në tokë dhe të marrim me shumë seriozitet ndeshjen duke e ditur që kundërshtari nuk është i lehtë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport