Almir Ajzeraj është në mesin e futbollistëve më të dalluar në futbollin kosovar.
Sulmuesi 26 vjeçar ka spikatur gjithmonë me paraqitjet e tij tek skuadra e Dritës dhe tashmë duket se bashkëpunimi mes palëve do të vazhdojë.
‘GazetaBlic Sport’ mëson se Ajzeraj do të nënshkruaj kontratë të 2 vjeçare me Dritën, duke rinovuar kontratën.
Ai ka realizuar 3 gola dhe ka bërë 4 asistime në 34 paraqitje gjatë këtij edicioni.
/GazetaBlic Sport/