Showtime

Almeda Abazi vaksionohet, merr mesazh çuditës nga ndjekësja e saj

01/09/2022 10:44
nga:Donika Fetahu

Modelja dhe aktorja shqiptare, Almeda Abazi ka marrë vaksinën anti-Covid dhe ka publikuar një foto në rrjetet sociale për të rritur sensibilizimin.

Ndërkohë mbishkrimi i fotos nga Almeda ka qenë “Edhe ne kemi vuajtur, të shohim, Zoti do të jetë ndihmësi ynë”, shkruan GazetaBlic.

Por një mesazh ka çuditur Almedën, e cila ka publikuar fjalët që një ndjekëse e saj i ka shkruar, “Po më vinka keq se po i lenke ata fëmijë jetimë nëse ke marrë pfizer, biotech ose moderna!”, ishte mesazhi të cilin modelja ka publikuar./GazetaBlic/