Sot ka dështuar edhe përpjekja e 44-të me radhë për konstituimin e Kuvendit.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të insistojë në kandidaten Albulena Haxhiu, kandidaturë e cila nuk po përkrahet nga ish-partitë opozitare.
Edhe pse Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj tha se Kuvendi duhet të kosntituohet brenda 30 ditësh, një gjë e tillë duket që s’po ndodh.
Në lidhje me situatën e krijuar në Kuvend ka folur për “Gazeta Blic” ish-ambasadorja, Alma Lama.
Lama tha se përderisa nuk ka vullnet në Kuvend për të arritur një konsensus, rruga e vetme duken zgjedhjet e reja.
“Përderisa nuk ka vullnet në Kuvend për të arritur një konsensus, rruga e vetme duken zgjedhjet e reja. Mirëpo edhe për këtë duhet konsensus për të konstituuar parlamentin fillimisht dhe për t’u shpërndare me 2/3 e votave të deputeteve” tha Lama për “Gazeta Blic”.
Ajo theksoi se duhet urgjentisht të ndërhyjë Gjykata Kushteteuse me një vendim më të qartë.
“Mendoj se duhet urgjentisht të nderhyjë GJK me një vendim më të qartë. Ky ngërc tani per tani sado absurd, nuk shihet se do zgjidhet dhe faji i plotë eshtë i VV” tha Lama në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/
Dështon edhe përpjekja e 44-të për konstituim të Kuvendit – ‘seriali’ vazhdon të premten


