Mesfushori anglez, Dele Alli ka gjetur më në fund një skuadër pas largimit nga Evertoni.
Alli, ka filluar të stërvitet me skuadrën e sapoinkuadruar në “Serie A”, Comon.
Siç transmeton Fabrizio Romano, Alli do të nisë stërvitjet me Como në ditën e 26-të, të gjitha të planifikuara me klubin italian dhe trajnerin Cesc Fabregas.
Como shpreson se ai mund të provojë aftësinë e tij dhe t’i bashkohet ekipit, megjithëse nuk është i garantuar tani dhe do të varet nga performancat.
Anglezi, ishte mbrëmë i pranishëm në ndeshjen e Comos ndaj Romës.
Alli, deri më tani ka qenë pjesë e Evertonit por nuk ka arritur të tregonte formën e tij sikurse te Tottenhami, ku shihej si e ardhmja e futbollit anglez.