Juventus luajti dje ndeshjen e parë të edicionit të ri të Serie A.
“Zonja e Vjetër” u ndal nga Udinese e cila arriti të marrë një pikë përballë skuadrës së Allegri, shkruan GazetaBlic Sport.
Ndeshja përfundoi me rezultat 2-2, kurse ylli portugez, Cristiano Ronaldo ndeshjen e nisi nga banka rezervë.
Mediat ndërkombëtare mbrëmë lajmëruan se ky ishte një vendim i Ronaldos i cili i kishte thënë trajnerit, Allegri për të mos e inkuadruar atë nga minuta e parë, por Allegri e mohoi këtë duke thënë se ishte ai që vendosi që të luante pa Ronaldon.
“ Isha unë ai që vendosa t’a lë Ronaldon në bankën rezervë“, tha Allegri pas ndeshjes me Udinesen.
/GazetaBlic Sport/


