Sporti

Allegri shumë i zhgënjyer me skuadrën, kishte fjalosje me gjashtë futbollistët e tij

11/02/2021 11:52
nga:Mergim Rreci

Rikthimi i Massimiliano Allegrit në krye të Juventusit nuk duket të jetë aspak i lehtë.

Nëse në Champions League, skuadra torineze tashmë mund të vulos kualifikimin për në 1/16, në Serinë A ka vetëm 15 pikë në 11 ndeshje (katër fitore, tre barazime dhe katër humbje), tramsmeton GazetaBlic Sport.

Gazeta Tuttosport tani zbulon se në fund të ndeshjes kundër Veronës, të shtunën e kaluar, trajneri u përplas me gjashtë lojtarë në dhomën e zhveshjes: Adrien Rabiot, Dejan Kulusevski, Rodrigo Bentancur, Álvaro Morata, Moise Kean dhe Arthur.

Allegri ishte veçanërisht i frustruar duke ndjerë se lojtarët në fjalë duhet të kenë një dinamikë të ndryshme për të krijuar më shumë mundësi shënimi.

Duhet thënë se në 11 ndeshje në Serie A, Juventus ka vetëm 15 gola (vetëm sulmi i nëntë më i suksesshëm në kompeticion).

/GazetaBlic Sport/