AC Milan mbyll javën e nëntëmbëdhjetë të kampionatit italian. Rossonerët do të luajnë nesër kundër Genoas në San Siro.
Pas fitores jashtë fushe ndaj Cagliarit, skuadra e Massimiliano Allegrit arrin 16 ndeshje radhazi pa humbje në Serie A, me 11 fitore dhe 5 barazime.
Trajneri i Milanit foli në prag të ndeshjes: “E kaluara të ndihmon të përmirësohesh në të ardhmen. Genoa ka ndryshuar që kur erdhi De Rossi. Ata kanë shumë lojtarë shumë teknikë. Colombo po luan shumë mirë dhe jam i lumtur për të; ai është një djalë i mirë.”
Maignan? “Klubi po punon shumë, e ardhmja e ekipit është në duar të sigurta. Duam të përfundojmë në katër vendet e para të tabelës për t’u kualifikuar për Ligën e Kampionëve. Modric? Pasioni dhe përulësia e tij janë vlera e shtuar. Është e rëndësishme të kesh lojtarë të përqendruar. Te Cagliari, ai mund ta kishte shërbyer Loftus-Cheek para portës, por bëri një gabim dhe menjëherë kërkoi falje, duke u zemëruar me veten. Kjo është mirë për lojtarët e rinj, të cilët e shohin sa i përkushtuar është”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


