Sporti

Allegri: Presim një stadium të plotë, duam ta nisim mirë kampionatin

08/15/2022 17:21
nga:E K

Juventusi po përgatitet për ndeshjen e parë të sezonit të ri. Skuadra e Massimiliano Allegrit do të përballet të hënën me Sassuolo-n.

Allegri i mban sytë hapur duke u bërë thirrje lojtarëve të jenë vigjilentë për të nisur sa më mirë kampionatin.

“Kemi punuar mirë në dy muajt e fundit, por tani është e rëndësishme të luajmë mirë në një ndeshje zyrtare. Na duhen tre pikë, presim një stadium të plotë dhe do të luftojmë për fitoren”, citohet Allegri nga ITASportPress.