Sporti

Allegri pas barazimit ndaj Venezias: Janë dy pikë të hedhura, nuk kishim fat

12/11/2021 20:35
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar ndeshja mes Venezias dhe Juventus.

Rezultati përfundimtar ishte 1 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

“Zonja e Vjetër” nuk ka arritur të triumfojë në këtë takim, edhe pse e kishte avantazhin me golin e shënuar nga Alvaro Morata.

Një supergol i Aramu i barazoi shifrat dhe e vendosi rezultatin përfunditmar, 1 me 1.

Trajneri i Juventusit, Allegri u shpreh i pakënaqur me rezultatin e arritur.

“Në pjesën e parë kemi bërë mirë, duke krijuar e gjuajtur në portë. Kishte një periudhë prej 10-15 minutash ku ishim në “blackout”, deri te goli i Venecias, na kishte ndodhur edhe në Salerno. Vetëm se aty kemi qenë me fat, ata goditën shtyllën, ndërsa sot jo.

Mjaftonte që të kishim durim dhe të luanim 2-3 topa te sulmuesit për të kaluar atë moment, por nuk ia dolëm. Janë dy pikë të hedhura tutje ndaj një Venezie shumë të mirë”, tha Allegri pas sfidës.

/GazetaBlic Sport/