Sporti

Allegri: Nesër nuk do të jetë hakmarrja ime, por një ndeshje e madhe

10/04/2025 18:04
nga:Mergim Rreci

Massimiliano Allegri do të rikthehet nesër në mbrëmje në “Allianz Stadium” si kundërshtar i Juventus, për herë të parë që nga 6 tetori 2013.

Trajneri italian, që aktualisht drejton Milan, ka një histori të jashtëzakonshme me “Zonjën e Vjetër”, ku gjatë dy periudhave të tij fitoi plot dymbëdhjetë trofe, përfshirë pesë tituj kampion të Italisë, dhe e udhëhoqi skuadrën deri në dy finale të Champions League.

Këtë herë, Allegri kthehet në Torino si kryesues i Serie A, në krye të një Milan që po lufton seriozisht për titullin kampion. Ndeshja kundër Juventus pritet të jetë ndër më të zjarrtat e javës në Itali, jo vetëm për shkak të rivalitetit historik mes dy klubeve, por edhe për simbolikën e rikthimit të Allegrit.

“Nesër është një ndeshje e shkëlqyer, sepse Juve-Milan është gjithmonë jashtëzakonisht emocionuese”, ka thënë trajneri në konferencën për shtyp para ndeshjes. “Është e rëndësishme për ne të bëjmë një hap tjetër përpara dhe të mbyllim mirë këtë fazë para pushimit. Duhet të punojmë shumë që Milani të kthehet në Ligën e Kampionëve. Nesër nuk do të jetë hakmarrja ime, por një ndeshje e madhe, dhe jam i lumtur që do të jem sërish në stol”.