Trajneri i njohur italian, Massimiliano Allegri ka folur për finalen Argjentinë-Francë.
Trajneri i Juventusit foli për këtë për ‘Gazzetta dello Sport’ pas fitores në miqësore kundër Arsenalit, përcjell GazetaBlic Sport.
Ai theksoi se dëshiron që një nga lojtarët e Juventusit ta fitojë këtë trofe.
“Unë vetëm shpresoj që të paktën një nga Rabiot, Paredes dhe Di Maria të fitojë (qesh)”, tha fillimisht ai.
Messi? “Çdo epokë ka lojtarin e saj: Më herët ishte Pele, pastaj Maradona dhe tani nëse Leo fiton do të kurorëzojë karrierën e tij të jashtëzakonshme”, përfundoi Allegri.
/GazetaBlic Sport