Sporti

Allegri: “Ndaj Interit duhet pasur kujdes, ata janë të rrezikshëm”

04/03/2023 15:39
nga:E K

Juventus përballet me Interin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Para këtij takimi ka folur trajneri i Juventusit, Allegri i cili tha se Inter është skuadër e rrezikshme, shkruan GazetaBlic Sport.

“Është një kompeticion ndryshe, është një gjysmëfinale dhe është gjithmonë Juve-Inter. Duhet të krijojmë kushtet për të kaluar, në këto momente duhet të drejtojmë antenat tona sepse shumë lëvdata mund të na bëjnë të humbasim dimensionin dhe realitetin. Nesër duhet të luajmë një ndeshje kundër një ekipi të fortë që vjen nga disa disfata. Duhet të jemi të kujdesshëm.

Ne të gjithë shpresojmë të luajmë një ndeshje të shkëlqyer, Inzaghi po bën një punë të madhe ka fituar edhe me Lazion. Interi është i fortë pavarësisht gjithçkaje, por nuk po kalon një kohë të mirë. Kur përballesh me këto skuadra në këto momente është e rrezikshme, e nesërmja do të jetë shumë e komplikuar për ne. Interi ka një bateri të fortë sulmuesish, nuk e di se kush do të luajë, por kanë karakteristika të ndryshme dhe janë 4 sulmues shumë të fortë.

Arbitrat? Në të gjitha sfidat e mëdha ka situata të diskutueshme. Massa është një arbitër i shkëlqyer dhe do të dijë ta menaxhojë ndeshjen. Ne duhet të mendojmë për performandcën tonë në fushë, kaq duhet të bëjmë”, është shprehur ndër të tjera Allegri.

/GazetaBlic Sport/