Sporti

Allegri: Napoli janë favoritët për titull, objektivi ynë është Champions League

08/19/2023 14:41
nga:E K

Gjatë konferencës së sotme për shtyp, në prag të debutimit të sezonit të ri ndaj Udineses, trajneri i Juventus, Allegri komentoi fillimin e Serie A ku tha se Napoli janë favoritë për t’u shpallur sërish kampion në ligën italiane.

“Napoli janë favoritët. Më pas janë Interi, Milani, Lazio që përfunduan në vendin e dytë. Kampionati mbetet për t’u parë, pas disa të dielave do të mund të kuptojmë trendin dhe perspektivën e pikëve. Ajo që do të duhet të përmirësojmë janë ndeshjet në udhëtim. Dallimi ynë me Napolin vitin e kaluar ishin pikët e fituara jashtë. Ne kishim 30 pikë kurse ata fituan 45 pikë“, tha Allegri, transmeton GazetaBlic Sport.

“Çdo vit punojmë për t’u përmirësuar nga viti i kaluar. Duhet të punojmë për atë që kemi, me karakteristika të ndryshme. Unë do të jem i kënaqur nëse punojmë mirë dhe nëse marrim rezultate. Objektivi minimal është të luajmë në Champions League“, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/