Sporti

Allegri merr lajmin e madh, Chiesa gati për ndeshjen e ardhshme të Juventusit

10/19/2022 18:34
nga:L J

Federico Chiesa më në fund po përfundon rikuperimin e tij dhe mund t’i bashkohet skuadrës së Juventusit për ndeshjen e tyre të ardhshme kundër Empolit.

Anësori 24-vjeçar italian pësoi një këputje të ligamentit gjatë fitores 4-3 ndaj Romës në janar, një dëmtim i rëndë që kërkonte ndërhyrje kirurgjikale. Chiesa ka mbetur jashtë fushës që atëherë, duke punuar ngadalë drejt rikthimit, përcjell GazetaBlic Sport.

Siç raportohet nga Gianluca Di Marzio, Chiesa u përgjigj mirë në ndeshjen miqësore kundër Juventus U-17 dhe ka treguar shenja pozitive në stërvitjen e skuadrës.

Massimiliano Allegri tani do të duhet të vendosë nëse do ta përfshijë atë në skuadrën e Bianconerëve për ndeshjen e tyre të radhës kundër Empolit të premten më 21 tetor. Edhe nëse ai përfshihet, do jetë në stol.

Rikthimi i Chiesa do t’i japë Allegrit dhe Juventusit një shtytje në sulm, e cila është e nevojshme pas fillimit të tyre të dobët të sezonit.

/GazetaBlic Sport