Sporti

Allegri: Më duket qesharake që Modric zemërohet dhe kërkon falje kur bën një pasim të keq

01/07/2026 13:39
nga:Mergim Rreci

Përpara ndeshjes së raundit të 19-të të Serie A midis Milanit dhe Genoas, e cila do të luhet të enjten në San Siro në orën 20:45, trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, mbajti një konferencë për shtyp.

Kjo do të jetë gjithashtu ndeshja e tij e 200-të në stolin e kuqezinjve, dhe me atë rast ai komentoi mbi ngjarjet aktuale në klub dhe ndeshjen e ardhshme.

Duke folur për jubileun e tij, Allegri ishte i shkurtër: “E kaluara shërben për të përmirësuar të ardhmen.”

Ai gjithashtu njoftoi me shumë krenari se do të jetë një nga mbajtësit e pishtarit olimpik për Lojërat Olimpike Dimërore Milan-Cortina 2026. “Jam i lumtur që mbaj flakën olimpike, për mua do të jetë një emocion dhe përvojë e mrekullueshme”, tha ai.

Modriç si shembull

Trajneri i Milanit e vlerësoi veçanërisht Luka Modricin, duke e veçuar atë si një model për lojtarët e rinj. “Nuk është një surprizë teknike, por pasioni, dashuria dhe përulësia që duhet të theksohen. Më duket qesharake që kur ai bën një gabim në pasim, ai zemërohet shumë me veten dhe menjëherë kërkon falje.”

“Është një shembull i shkëlqyer për të rinjtë, sepse tregon dashurinë dhe pasionin që të rinjtë e sotëm duhet të kenë për sportin që luajnë. Kjo bën diferencën në kohët e sotme kur ka shumë shpërqendrime. Është e rëndësishme të kesh lojtarë të përqendruar”, theksoi Allegri.

/GazetaBlic Sport/