Sporti

Allegri: Lojtarët kanë cilësi të shkëlqyera dhe duhet ta bindin veten se jemi një ekip i fortë

01/14/2026 15:29
nga:Lorik J

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, dha një konferencë për shtyp të mërkurën përpara ndeshjes së Serie A kundër Comos, në xhiron e 16-të, duke zbuluar disa pengesa në skuadër, veçanërisht në lidhje me gjendjen fizike.

“Niklas Fullkrug është jashtë për shkak të një frakture në gishtin e madh të këmbës, gjë që e pengon të luajë nesër. Shpresojmë që ai të jetë gati për të dielën, përndryshe do të jetë i disponueshëm kundër Romës. Strahinja Pavlovic ka nëntë qepje në kokë, kështu që ai gjithashtu nuk do të luajë dhe do të zëvendësohet nga De Winter. Rafael Leao , megjithatë, është mirë”, sqaroi trajneri italian.

“Çfarë na mungon? Duhet të jemi pak më agresivë në lojë. Ka raste kur jemi pak të lodhur në të dyja fazat. Gjithashtu duhet të përmirësojmë situatat e lojës, veçanërisht në aspektin e saktësisë më të madhe teknike. Lojtarët kanë cilësi të shkëlqyera dhe duhet ta bindin veten se jemi një ekip i fortë”, shtoi ai.

/GazetaBlic Sport