Sporti

Allegri: Keqardhje për humbjen, djemtë zhvilluan ndeshje të bukur

03/04/2024 08:29
nga:E K

Juventusi u mposht 2-1 përballë Napolit në “Diego Maradona” dhe tashmë rrezikon të humbë edhe vendin e dytë. Me Milanin që ndodhet vetëm një pikë larg.

Trajneri Max Allegri “qau” rastet e humbura, por gjithsesi vlerësoi performancën e skuadrës së tij në deklaratën pas ndeshjes, ku ndër të tjera tha:

“Djemtë zhvilluan një ndeshje realisht të bukur, krijuan raste të ndryshime për gol në pjesën e parë. Këta janë shenja rritjeje. Mos të harrojmë që jemi ende të dytët në renditje.

Sa bukur ishte të shihje lojtarët duke ndihmuar njëri-tjetrin në momente vështirësie, më pëlqeu shumë. Më vjen keq për humbjen, sidomos tani që vështirësohet kalendari për objektivin Champions League”, theksoi trajneri i bardhezinjve.