Sporti

Allegri: Kemi edhe 60 pikë për të cilat duhet të luftojmë

01/21/2023 12:16
nga:E K

Juventus ka marrë goditje të rëndë nga Serie A në mes të kampionatit italian pasi “Zonja e Vjetër” u dënua dje me -15 pikë pas falsifikimeve financiare nga klubi nga Torino.

Para ndeshjes ndaj Atalantas që luhet të dielën në konferencë për shtyp u paraqit trajneri, Allegri i cili tha se skuadra e tij duhet të vazhdojë të luftojë në të gjitha kompeticionet, shkruan GazetaBlic Sport.

Kam mësuar se të gjitha situatat duhet të shndërrohen në mundësi. Ne kemi Europa League, kemi Kupën e Italisë dhe kemi 60 pikë në ligë për të cilat duhet të luftojmë“, tha ai.