Juventus do kërkojë një rezultat pozitiv ndaj Interit në Derby D’Italia që luhet nesër. Para këtij takimi për mediat ka folur trajneri i ekipit nga Torino, Max Allegri.
“Është një ndeshje e rëndësishme, është Derby D’Italia dhe është gjithmonë një lojë që luhet me zemër, me tension të lartë dhe është gjithmonë bukur të luash ashtu”.
Loja që prisni- “Varet se si do të shkojnë gjërat, Interi është fizikisht i fortë, me shumë përvojë. Na duhet një lojë e mirë, me guxim, duke ditur pikat e tyre të forta. Duhet të punojmë për këtë. Presim një lojë të mirë nga të dyja skuadrat. Ndeshja e nesërme është e rëndësishme” – Tha ai


