Massimiliano Allegri ende nuk e ka marrë fitoren e parë në Serie A me Juventusin.
Pas katër xhirove, Juventusi ka vetëm dy pikë në renditje dhe sot u ndal edhe nga Milani me barazimin 1:1, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, Allegri tha se bëri gabime në formacion dhe është i vetëdijshëm për këtë.
“Sonte jam mjaft i mërzitur, ekipi bëri një pjesë të parë të mirë duke pranuar vetëm një gjuajtje nga larg në Milan. Madje rrezikuam ta humbnim pavarësisht se deri në barazim ishim në kontroll total. Për fat të keq ne humbëm vëmendjen dhe vendosmërinë. Bëra ndryshime të gabuara, ndoshta duhej të pozicionoja më shumë mbrojtës”, tha fillimisht Allegri për DAZN.
“Askush nuk e mban mend paraqitjen e mirë, por që lamë dy pikë në rrugë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


