Sporti

Allegri: “Dybala është lojtar i shkëlqyer”

01/14/2022 17:07
nga:E K

Massimiliano Allegri ka folur për Paulo Dybalan në konferencën për shtyp të mbajtur në prag të ndeshjes kundër Udineses.

Në qendër të një negocimi të gjatë me rezultatin jo të dukshëm me kompaninë për rinovimin e kontratës që skadon në qershor, Dybala do të ketë tashmë një takim të ri në shkurt me drejtuesit e lartë të Juventusit, përcjell GazetaBlic Sport.

“Siç kam thënë gjithmonë, unë nuk i vlerësoj kontratat, janë çështje korporative dhe për të bërë kontrata ka negociata“, tha fillimisht Allegri

“Unë e rrita Dybalan, ai erdhi nga Palermo kur ishte fëmijë. Tani është rritur dhe është lojtar i jashtezakonshëm,ka kualitete teknike dhe mund të na japë dorën.Në pjesën e parë të sezonit e kishim me pak dhe tani ne pjesën e dytë pres shumë prej tij në fazën e realizimit dhe ne paraqitjet e tij vlera e Dybala është e padiskutueshme, Paulo është një lojtar i madh”, përfundoi Allegri.

/GazetaBlic Sport/