Sporti

Allegri: Di Maria ka dhimbje të këmbës, lojtari që nuk është në formë qëndron në shtëpi

05/01/2023 14:27
nga:E K

Massimiliano Allegri, trajneri i Juventusit, u përball me lajmin e gazetës La Gazzetta dello Sport për Angel di Maria, i cili refuzoi të udhëtonte me skuadrën drejt Bolognas pasi kuptoi se nuk do të ishte në formacionin titullar.

“Di Maria ka dhimbje në kyçin e këmbës. Një lojtar që nuk është në formë qëndron në shtëpi. Kam nevojë për lojtarë të aftë në pankinë”, ka gjuajtur trajneri italian, duke theksuar “rëndësinë” e të pasurit në formë më të mirë ish-lojtarin e Benfikës për të ndihmuar skuadrën, përcjell GazetaBlic Sport.

Juventus barazoi ndaj Bolognas me rezultat 1-1.

/GazetaBlic Sport.