Probleme për Milanin në prag të duelit me Sassuolon në kampionat. Kuqezinjtë vijnë me mungesa në këtë takim, kryesisht në repartin e avancuar.
Rafael Leao dhe Santiago Gimenez do të jenë jashtë, për shkak dëmtimi. Portugezi u dëmtua në ndeshjen e fundit ndaj Torinos, ndërsa meksikani mungon prej kohësh dhe nuk është rikuperuar ende.
Në këtë situatë, trajneri Massimiliano Allegri ka vetëm dy lojtarë në dispozicion për sulmin, Christopher Nkunku dhe Christian Pulisic.
Ky i fundit ka hedhur pas krahëve problemet e javëve të fundit, por ende nuk dihet nëse është në maksimumin e tij për të luajtur të gjithë ndeshjes.
Po ashtu te Milani duhet të bëjnë edhe me një mungesë tjetër të rëndësishme, sicc është ajo e mesfushorit Fofana, i cili gjithashtu është jashtë për shkak dëmtimi.

