Lajme

‘Allahu është më i mirë tani ne këtu’, ‘Të gjitha të mirat i kemi’- Kështu thotë e moshuara nga Shtëpia e të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit”

05/14/2024 15:39
nga:Y I

Xhejlane Rrahimi është njëra nga 70 banorët që jeton në ‘Shtëpinë e të Moshuarve-Jetimat e Ballkanit’ në Suharekë.

Ajo thotë për dokumentarin “Expose” se “i kanë gjithë të mirat dhe se nëse do të thonin diçka zoti do t’i dënonte”

“Faleminderit që keni ardhë për vizitë, zoti ua pagoftë. Këtu jam që dy vite e gjysëm dhe po kaloj shumë mirë. ‘Allahu është më i mirë tani ne këtu’. Të gjitha të mirat i kemi, na me thanë diçka zoti na dënon” tha e moshuara për dokumentarin “Expose” raporton Gazeta Blic.