Lajme

“All in i Vjosa Osmanit në dialog” – Si e ‘përjashtoi’ presidentja, Kurtin nga marrëveshja Kosovë-Serbi?

10/08/2023 19:41
nga:Gazeta Blic

Prej se është zgjedhur në pozitën e presidentes së Kosovës në prill të vitit 2021 , Vjosa Osmani kurrë nuk ka qenë më e angazhuar ‘këmbë e kokë’ në procesin e dialogut Kosovë – Serbi, ose çuarjen përpara të zotimeve që kanë marrë Kosova dhe Serbia më 17 shkurt në Bruksel dhe më pas më 18 mars në Ohër të këtij viti, raporton Gazeta Blic.

‘All in’ ka hyrë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në këtë proces, është titulluar episodi i radhës i emisionit dokumentar “Expose”, prodhim i Gazeta Blic.

Arsyeja për këtë është mjaftë e thjeshtë.

Amerikanët që dikur punonin me kryeministrin e Kosovës për arritjen e marrëveshjes Kosovë Serbi dhe zbatimin e saj, si duket lanë pas dore shefin e Qeverisë për shkak të kryeneçësisë së tij në koordinim me aleatët dhe veprimet e institucioneve të Kosovës sidomos në veriun e Kosovës.

Presidentja Vjosa Osmani që dikur ishte në një linjë apo më mirë të themi ‘telall’ i Albin Kurtit sa i përket dialogut me Serbinë, ka ndryshuar qëndrim duke e marrë primatin e dialogut.

E pse ndodhi kjo nuk do shumë koment.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti që është udhëheqës i dialogut me Serbinë ‘refuzonte’ çdo këshillë apo ndihmë që jepnin bashkësia ndërkombëtare lidhur me veprimet në Veri, krijimin e asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe gjithçka tjetër që lidhet me situatën e sigurisë dhe atë politike në vend.
Me ose pa vetëdije Kurti doli nga loja.

Në vend të tij, amerikanët lehtësisht gjeten një partner të dytë, që zotimet apo obligimet ndërkombëtare që ka marrë Kosova t`i çojnë përpara.

Emisionin mund ta ndiqni në Kanal 10 sonte nga ora 21:30 dhe live ne Youtube.