Kandidati për kryetar të Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se shtegu rrugor prapa shkollës “Jeronim de Rada”, po transformohet në një plato shtruar me kubëza e rregulluar me gjelbërim.
Sipas tij, ky investim është shpërblim për banorët e bllokut të banimit kolektiv e bizneset në këtë zonë.
“Një tjetër hapësirë publike po ndryshon përgjithmonë për të mirë. Shtegu rrugor prapa shkollës “Jeronim de Rada”, përkatësisht tek objekti i shkollës së parë shqipe, po transformohet në një plato shtruar me kubëza e rregulluar me gjelbërim, investim ky si shpërblim, për banorët e bllokut të banimit kolektiv e bizneset në këtë zonë, shumë pranë qendrës së qytetit”, ka thënë Aliu.