Lajme

Aliu: Shkrimet e publikuar për shkarkimin e kryetarit të KPM-së janë të pavërteta

01/17/2025 11:57
nga:N K

Anëtarja e Komisionit të Pavarur për Media, Luljeta Aliu ka thënë se kryetarit të KPM, Jeton Mehmetit i kalon mandati të hënën dhe i njëjti është dakorduar për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Ajo tha se shkrimet e publikuar për shkarkimin e tij janë të pavërteta dhe me qëllim të keq.

“Kryetarit të KPM-së i kalon mandati të hënën. Me qëllim që KPM të mos mbetet pa Kryetar, si anëtarë të KPM-së bashkërisht jemi dakorduar që sot gjatë mbledhjes të zgjedhet një Kryetar i ri (siç ka vepruar edhe Gjykata Kushtetuese) në mënyrë që te ketë vazhdimësi të punës. Vet Kryetari i tanishëm është dakorduar për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Shkrimet që qenkan publikuar sot se do të ketë shkarkim janë të pavërteta dhe qëllimkëqija. Është e rëndësishme që mbledhja dhe votimi i Kryetarit të ri të kalojë qetë dhe anëtarët të dëshmojnë profesionalizëm dhe integritet”, ka shkruar ajo në Facebook.