Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, e ka quajtur tronditës lajmin për therjen e katër personave sot në këtë qytet.
“Tronditës, lajmi për therjen e 4 qytetarëve – kalimtarë rasti në Ferizaj, dy prej të lënduarve të moshës minore e dy të tjerë të moshës madhore”.
“Kryesi i këtij akti kriminal, brenda pak minutave është vënë nën prangat e Policisë. Tani drejtësia do të thotë fjalën e saj”.
“Lutemi për shërimin e shpejt të të lënduarve!”
Aliu e ka përgëzuar reagimin e Policisë së Kosovës për të cilët tha se treguan profesionalizëm të lartë, “duke e shmangur zgjerimin e krimit”.