Zgjedhjet Lokale

Aliu: Projekti prej afro 40 milionë eurosh për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, po nis së zbatuari

10/06/2021 19:32
nga:Q R

Kandidati për kryetar të Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se projekti prej afro 40 milionë eurosh për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, po nis së zbatuari.

Sipas tij, ky projekt i jep zgjidhje problemit me ujërat e zeza jo vetëm Ferizajt por edhe komunave përreth.

Postimi i plotë:

“Projekti prej afro 40 milionë eurosh për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, po nis së zbatuari
Me hapa konkret, po nis zbatimi i projektit madhor me kosto prej afro 40 milionë euro, që i jep zgjidhje përfundimtare sfidave me ujërat e zeza, projekt që tashmë ka marr dritën jeshile nga Kuvendi i Republikës, në bazë të marrëveshjes me Qeverinë e Hungarisë, për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza.Bashkë me deputetin Elmi Reçica dhe drejtorin e infrastrukturës, Arbër Bytyqi, takuam sot ekspertët hungarezë, të cilët nisën sesionin e shkëmbimit profesional me ekspertët tanë për nisjen e zbatimit të këtij projekti gjigant, që i jep zgjidhje problemit me ujërat e zeza jo vetëm Ferizajt por edhe komunave përreth”, ka thënë ai.