Kanddiati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Aliu, ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës që në javën e parë, vlerën e koeficientit do të bëjë 150 euro.
Aliu tha se me këtë rritje do të përmirësohet gjendja e shumë qytetarëve
“Me Lidhjen Demokratike të Kosovës, vlera e koefiçientit do të shkojë automatikisht në 150 euro. Diçka që kanë pritë, në fakt kam pritë edhe vetë, edhe punëtoret që do të rriten pagat, fatkeqësisht iniciativa e Qeverisë i ka zhgënjy shumë qytetarët dhe punëtorët e administratës shtetërore që janë mbi 80 mijë. Unë mendoj se kompetencë e Qeverisë është rritja e vlerës së koeficientit, që nuk e ka rritë, ndërsa me LDK-në e koeficientit do të shkojë automatikisht 150 euro që do të përmirësohet gjendja shumë e arsimtarëve, mjekëve, infermierëve, stomatologëve, policëve, ushtarëve, prokurorëve, gjykatësve, etj. Do të bëhet një tejkalim i kësaj vështirësie në përballueshmërinë e kostos mujore që e kanë secila familje” tha Aliu në një paraqitje televizive raporton “Gazeta Blic”.