Kandidati për deputet nga LDK-ja, Fadil Aliu me numër 50, ka marrë pjesë sonte në tubimin e kësaj partie në Lluzhan.
Postimi i plotë i Aliut:
Lluzhani i vendosur e i përcaktuar si i gjithë Llapi!
Sonte u pritëm në takim në Lluzhan, vendin në të cilin kam kaluar një kohë bukur të gjatë sidomos të rinisë sime.
Ngrohtësi që e ndjej gjithnjë, sa herë që kthehem në këtë vend, ashtu siç e ndjen secili tek dajët!
Njerëz punëtorë e të sinqertë, që me pritjen, fjalët, përkrahjen vërtetë të bëjnë të ndihesh në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ky nuk është një takim për votë apo për besim, është shumë më shumë se kaq.
Është besim, është përkrahje e njerëzve që të njohin më së miri, por edhe që i kanë arsyet e bazuara mbi dëshmitë e asaj njohjeje.
Sonte, e pash se tashmë ky është vullnet që nuk ndalet, pjesëmarrja e mobilizimi juaj është fuqia e vullnetit për ndryshim!
Nga çdo shtëpi tek çdo lagje mobilizohuni një nga një, e votoni më 9 shkurt për Ringritjen e Lidhjes sonë!
#BehuNdryshimi
#VotoLDK 124✅
#votolumirabdixhiku 1✅
#votofadilaliu 50