Kandidati për deputet i LDK-së, Fadil Aliu, me numër 50, ka thënë se Llapi është ngritur në këmbë dhe ka vendosur për ndryshim, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se janë mirëpritur nga lagjja e Havollëve të Llapashticës së Podujevës e pastaj në Kërpimeh e deri te Gllamniku i Xhemajl Mustafës.
Postimi i tij i plotë:
Llapi është ngritur në këmbë
Nga lagjja e Havollëve të Llapashticës së Podujevës e pastaj në Kërpimeh e deri te Gllamniku i Xhemajl Mustafës, tashmë kanë vendosur për ndryshim!
Mikpritje e jashtëzakonshme llapjane, fjala-fjalë e besa-besë, ashtu siç di Llapi e llapjanët!
Të vendosur e të përkushtuar që ndryshimin e madh ta bëjnë pikërisht nga Llapi, për të vazhduar anëekënd Republikës!
Lidhja e Llapit dhe llapjanëve me Lidhjen Demokratike të Kosovës ka një historik, ka një traditë, e që ata e ruajnë fuqishëm, e ruajnë bindshëm e këtë do ta dëshmojnë me 9 shkurt!