Lajme

Aliu: Kjo është ringritja e Lidhjes Demokratike të Kosovës!

1 muaj më parë
nga:Gazeta Blic

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Fadil Aliu ka marrë pjesë në tubimet e kësaj partie në Keçekollë, në Lupç dhe në Shkollën “Fan Noli”, në Podujevë.

Postimi i plotë i Aliut:

Nga një tubim masiv në Keçekollë, ku morëm përkrahje të fuqishme vazhduam në Llapin e LDK-së.

Si në Llap e Gollak, e në gjithë Republikën shumë e fuqishme ështe vendosmëria e qytetarëve tanë për ndryshim!

Kjo u pa edhe sonte në Shkollën “Fan Noli”, në Podujevë, ku mobilizimi për ndryshim ishte i jashtëzakonshëm.

Jemi bashkuar në këtë rrugëtim, jemi bërë Një për ndryshim!
Nga këtu, vazhduam në Lupç, ku kishte një atmosferë të zjarrtë e fryma e fitores po ndihej fuqishëm!

Kjo është ringritja e Lidhjes Demokratike të Kosovës!

Ky është vullneti e përcaktimi i qytetarëve të Llapit e Gollakut!

Faleminderit secilit prej Jush, për mobilizimin e besimin!

#BehuNdryshimi
#VotoLDK 124✅
#votolumirabdixhiku 1✅
#votofadilaliu 50 ✅