Lajme

Aliu: Kërkesa e komunave është që t’u kthehen pronat nga AKP-ja

05/15/2023 11:25
nga:G B

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, njëherit kryetar i Ferizajt, Agim Aliu, gjatë takimit të sotëm me kryeministrin Kurti, ka kërkuar që t’u kthehen pronat nga AKP-ja.

“Thënë shkurtazi, komunat gjenden në një situatë tejet të pavolitshme sa i përket realizimit të investimeve publike. Kjo për faktin se nuk kanë prona nën menaxhimin komunal andaj kjo përkthehet qartazi në pamundësi të realizimit të investimeve, rrjedhimisht pamundësi për të ofruar atë për çfarë kanë nevojë bashkëqytetarët tanë”, tha Aliu.

“Kërkesa e komunave është që komunave t’u kthehen pronat nga AKP-ja”, tha ai.