Lajme

Aliu: Kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugëve që ndërlidhin fshatrat e Kosovës dhe Shqipërisë

03/12/2024 16:33
nga:G B

Ministri i Infratrukturës, Planifikimit dhe Mjedisit Hapësinor, Liburn Aliu, ka thënë se kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugëve që ndërlidhin e afrojnë fshatrat e Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se sot kanë shënuar fillimin e punimeve për rehabilitimin dhe zgjerimin e Rrugëve Ndërkufitare, që ndërlidhin fshatrat Kërstec-Pakishtë-Zapod, konform marrëveshjës së bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri.

“Kjo rrugë me gjatësi prej 6.3 km dhe me një investim prej më shumë se 2.3 milionë euro, do të sjelli zhvillim ekonomik, e njëherit do hap perspektivën e turizmit malor, që do të shërbejë si portë hyrëse për të gjithë Shqiptarët kudo që janë, për të eksploruar bukuritë natyrore të kësaj zone!”, ka thënë Aliu.